Shtëpia e Bardhë thotë se Joe Biden synon një qasje realiste ndaj çarmatimit bërthamor të Koresë së Veriut të ndryshme prej strategjisë së “marrëveshjes së madhe” të paraardhësit të tij.
Presidenti i SHBA Joe Biden po kërkon “një qasje të kalibruar, praktike që është e hapur dhe do të hulumtojë diplomacinë” me Korenë e Veriut lidhur me çarmatimin bërthamor, njoftoi Shtëpia e Bardhë.
Njoftimi erdhi pasi Shtëpia e Bardhë përfundoi analizën për rishikimin e politikës së SHBA-së ndaj Koresë së Veriut. Biden kishte premtuar në fushatën e tij zgjedhore se do të ndryshonte politikat e paraardhësve të tij.
“Qëllimi ynë mbetet çarmatimi i plotë bërthamor i gadishullit korean,” u tha gazetarëve sekretari i Bidenit për shtypin, Jen Psaki.