Administrata Biden do t’i japë Moldavisë 300 milionë dollarë ndihmë për sistemin energjetik të vendit, njoftoi sot Shtëpia e Bardhë.
Shtëpia e Bardhë deklaroi gjithashtu se do të ndajë informacione me Moldavinë në lidhje me përpjekjet e Rusisë për të destabilizuar ish-republikën sovjetike, raporton Reuters.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, u tha gazetarëve se ndërsa Shtetet e Bashkuara nuk shohin një kërcënim të menjëhershëm ushtarak ndaj Moldavisë, administrata amerikane beson se Rusia po kërkon të dobësojë vendin e vogël evropian, transmeton Fol Drejt.