Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara nga përafrimi i Kinës me Rusinë dhe e kanë paralajmëruar Pekinin për pasojat nëse i ofron Rusisë ndihmë ushtarake në luftën e saj kundër Ukrainës ose ndihmë për shmangien e sanksioneve perëndimore, njofton Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
“Ne po monitorojmë nga afër aktivitetin e Pekinit”, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit. “Pekini pretendon të jetë neutral, por sjellja e tij e bën të qartë se ende po investon në lidhje të ngushta me Rusinë.”
Zyrtarët amerikanë kanë thënë vazhdimisht se nuk kanë parë ende që Pekini të sigurojë mbështetje materiale për Rusinë për luftën, një veprim që mund të provokojë sanksione kundër Kinës.
Putin dhe Xi nënshkruan një partneritet strategjik pa kufij në shkurt, disa ditë përpara se Rusia të dërgonte forcat e saj të armatosura në Ukrainë në atë që ajo e quan një “operacion special ushtarak”./FolDrejt/