Në një njoftim të kësaj korporate thuhet se qëndrimi i Shteteve të Bashkuara lidhur me tarifat e Kosovës ndaj mallrave serbe është i qartë. “Heqja e këtyre tarifave do të përmirësojë ekonominë e Kosovës dhe do të ndihmojë në uljen e varfërisë përmes rritjes ekonomike”. Derisa të zgjidhet çështja e tarifave të Kosovës, Korporata Sidat e Mijëvjeçarit do të pezullojë zbatimin e programeve për Kosovën.
Në komunikatë thuhet se “vendimi për të vazhduar me programet Korporatës Sfidat e Mijëvjeçarit varet nga veprimet e qeverisë së Kosovës. Shpresojmë që qeveria e Kosovës vendos që të zgjidh shpejt çështjen e tarifave në mënyrë që të vazhdojë me programet e Korporatës. Kur të gjendet një zgjidhje, Korporata Sidat e Mijëvjeçarit do të rifillojë programet”, thuhet në komunikatën e kësaj korporate.
Pezullimi është pjesë e sanksioneve të paralajmëruara nga zyrtarët ameirkanë, përfshirë edhe mundësinë e tërheqjes së trupave nga Kosova, në rast se nuk hiqen tarifat ndaj mallrave serbe.