Zëdhënësi i Departamentit të Sigurisë Publike në Mississippi, Bailey Martin tha se gjashtë persona u vranë nga të shtënat sot në Arkabutlee, Mississippi, pranë kufirit të Tenesit.
Zyra e guvernatorit të Mississippi Tate Reeves tha se ishte informuar për të shtënat dhe se i dyshuari mashkull ishte arrestuar, raporton AP.
“Në këtë pikë, ne besojmë se ai veproi i vetëm. Motivi i tij nuk dihet,” tha zyra e guvernatorit të Mississippi në një deklaratë, transmeton Fol Drejt.