Në deklaratën me shkrim nga Departamenti Amerikan i Shtetit thuhet se “SHBA-ja mirëprit vendimin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut për të ndërmarrë hapat e ardhshëm në rrugën drejt anëtarësimit në BE”
SHBA-ja ka mirëpritur vendimin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut për votimin e propozimit francez lidhur me negociatat për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian (BE), shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Në deklaratën me shkrim nga Departamenti Amerikan i Shtetit thuhet se “SHBA-ja mirëprit vendimin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut për të ndërmarrë hapat e ardhshëm në rrugën drejt anëtarësimit në BE”.
Në deklaratë tërhiqet vëmendja se ky vendim ka ardhur në një kohë kritike për Maqedoninë e Veriut, Ballkanin Perëndimor dhe Evropën.
“Ne jemi të vetëdijshëm për kompromiset (lëshimet) e vështira që duhet bërë në këtë pajtim, ku identiteti kulturor i Maqedonisë së Veriut dhe gjuha maqedonase do të jenë të pranuar dhe të respektuar”, thuhet ndër të tjera.
Po ashtu në deklaratë theksohet se BE-ja, e cila mbulon të gjithë Ballkanin Perëndimor, përfshirë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, do të jetë më e fortë dhe e begattë.
Kujtojmë se sot Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi konkluzionet që e obligojnë Qeverinë të vazhdojë procesin me BE-në dhe të miratojë kornizën e negociatave për negociatat e anëtarësimit me BE-në e propozuar nga Presidenca e Francës me Këshillin e BE-së./FolDrejt/