Guvernatori i shtetit amerikan të Wyoming, Mark Gordon, nënshkroi një ligj që ndalon përdorimin e pilulave për abortin në atë shtet federal.
Pilula tashmë është ndaluar në 13 shtete të SHBA-së dhe 15 shtete kanë kufizuar aksesin në pilula, përcjell Fol Drejt.
Vendimi i guvernatorit republikan vjen pasi çështja e aksesit në pilulën e abortit zuri në qendër të vëmendjes në një gjykatë në Teksas këtë javë, raportoi AP./FolDrejt/