Pentagoni njoftoi të enjten se ka hapur një faqe interneti të re e cila do të ofrojë informacion zyrtar të deklasifikuar mbi UFO-t, të cilat qeveria i referohet si fenomene anormale të paidentifikuara (UAP).
Gjatë një konference për media, zëdhënësi Pat Ryder tha se Departamenti i Mbrojtjes do të hap faqen e internetit “www.aaro.mil” me Zyrën e Zgjidhjes së Anomalive të Gjithë Domaineve (AARO) për t’i ofruar publikut informacion në lidhje me përpjekjet e tyre për të kuptuar dhe zgjidhur UAP-të, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
“Kjo faqe interneti do të ofrojë informacione, përfshirë video dhe foto, për rastet e zgjidhura të UAP pasi të janë deklasifikuar dhe miratuar për publikim”, u tha Ryder gazetarëve.
Administrata Kombëtare e Aeronautikës dhe Hapësirës në SHBA (NASA) ka krijuar një komision të posaçëm për të studiuar fenomenet ajrore të paidentifikuara, të njohura gjerësisht si “UFO”.
Pentagoni njoftoi në janar 2023 se gjithsej 510 raste UFO ishin klasifikuar si rezultat i kontributeve në raport nga institucione dhe njësi të ndryshme të ushtrisë amerikane./FolDrejt/