Departamenti Amerikan i Mbrojtjes ka filluar t’u dërgojë autoriteteve kanadeze imazhe satelitore dhe sensorë në kohë reale për të ndihmuar në zbulimin e shpejtë të zjarreve të reja.
Kanadaja është goditur nga zjarre shkatërruese këtë vit, kjo është arsyeja pse SHBA ka dërguar tashmë më shumë se 600 zjarrfikës për të ndihmuar homologët e tyre kanadezë, raporton Reuters.
Presidenti i SHBA-së Joseph Biden i lidhi zjarret në pyje me ndryshimet klimatike dhe konfirmoi se shërbimet profesionale të SHBA-së po monitorojnë cilësinë e ajrit dhe trafikun ajror./FolDrejt/