SHBA po inkurajon presidentin kinez Xi Jinping të flasë drejtpërdrejt me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, njoftoi Shtëpia e Bardhë, pas lajmeve se lideri kinez do të flasë me Zelenskyn me telefon.
“Ne inkurajojmë presidentin Xi të kontaktojë Presidentin Zelensky sepse ne besojmë se Kina dhe vetë Presidenti Xi duhet të dëgjojnë drejtpërdrejt perspektivën ukrainase, jo vetëm palën ruse për këtë”, u tha gazetarëve mbrëmë këshilltari për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan, raporton CNN.
“Ne, në fakt, kemi mbrojtur me Pekinin që ai kontakt të ndodhë,” tha Sullivan, duke shtuar se SHBA-të e kanë inkurajuar atë bisedë publikisht dhe privatisht, transmeton Fol Drejt.