Një ish-pjesëtar i forcave të armatosura amerikane qëlloi dhe vrau një pjesëtar aktiv të ushtrisë amerikane dhe tre fëmijë në shtëpinë e tyre në Karolinën e Jugut përpara se të kryente vetëvrasje, raporton Klix, përcjell Fol Drejt.
Dy zyrtarë amerikanë të cilët kërkuan anonimitetin konfirmuan se një hetim penal është duke u zhvilluar, dhe se dy autorët e këtij krimi janë pjesëtarë të ushtrisë amerikane.
Tre fëmijë dhe dy burra u gjetën mbrëmë në orën 22:30 me orën lokale pa shenja jete në një shtëpi në qytetin Sumter, tha policia lokale.
“Ishte një natë e gjatë. Ndodhi një gjë e tmerrshme, humbën shumë jetë…”, tha polici që po hetonte këtë krim.
Në deklaratën e ushtrisë amerikane, thuhet se viktima e të shtënave është një ushtar i caktuar në komandën e një baze ajrore. Vrasësi që u vetëvra pas krimit është një ish-pjesëtar i ushtrisë amerikane. /FolDrejt/