Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim dhe ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Sorca në një deklaratë për media, i kanë bërë thirrje prokurorëve të Shqipërisë që të hetojnë incidentet e ndodhura gjatë procesit të votimit.
“E di që janë raportuar disa incidente dhe tashmë është përgjegjësia e autoriteteve për të vazhduar hetimin. Siç e dini, ne i kemi bërë thirrje prokurorëve që ta ndjekin dhe të mund të hetojnë këto çështje deri në fund”, tha ambasadorja Kim.
Luigi Soreca, që përfaqëson zyrën ndërlidhëse të Bashkimit Evropiane në Shqipëri, ka përsëritur të njëjtat shqetësime.
“Tani është radha e kandidatëve për deputetë dhe drejtuesve të presin rezultatet, dhe të presin gjykimin e popullit”, tha ambasadorja amerikane.
Ambasadorja Kim shtoi se ata janë shumë të frymëzuar me pjesëmarrjen e lartë të votuesve.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se janë regjistruar disa incidente, siç është fotografimi i votave apo hapja me vonesë e disa qendrave të votimit, por deri më tani nuk është raportuar për incidente serioze.
Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri në orën 16:00, kanë votuar 38.42 për qind e votuesve.