SHBA-ja nuk ka qëndruar duarkryq përballë kërcënimeve të Vladimir Putin. Pasi ky i fundit ka kërcënuar se ka vënë në gatishmëri arsenalin e tij bërthamor, Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk qëndruan në vendnumëro.
Ndonëse nuk iu përgjigjën këtij kërcënimi me deklarata publike, siç raportohet nga faqja sparkchronicles është kryer një fluturim stërvitor prej rreth 4 orë e gjysmë i avionit “GORDO 15”, që i përket kategorisë së të ashtuquajturve “avionët Apokalips”. Avioni ka dalë në qarkullim pas kërcënimeve të Putin dhe është lexuar si një mesazh ndaj tij nga ana e SHBA.
Ky lloj avioni i reziston impulseve të krijuara nga bomba elektromagnetike të afta për të çaktivizuar pajisje të tjera teknologjike. Këto janë në fakt mjete 200 milionë dollarë që janë pjesë e flotës së avionëve specialë “Nightwatch”, të projektuara që në vitet 1970 për përdorim ekskluziv nga Sekretari i Mbrojtjes dhe udhëheqësit ushtarakë amerikanë në rast të një konflikti bërthamor.
Si funksionon?
Një nga veçoritë e tyre, është se janë rezistente ndaj impulsit elektromagnetik të shkaktuar nga një shpërthim i një bombe elektromagnetike, e aftë për të vënë në pozicion jashtë funksioni të gjitha pajisjet normale. Avionët në fakt janë pajisur posaçërisht vetëm me teknologji analoge për të lejuar funksionimin e tyre në këto raste ekstreme. E4-B është në gjendje të qëndrojë në ajër për disa ditë vazhdimisht dhe është i pajisur me mbi 65 antena për të lejuar komunikimin me nëndetëse, avionë të tjerë ose linja fikse në të gjithë botën në çdo rrethanë.