Shtetet e Bashkuara të Amerikës dërguan në Kosovë një donacion me rreth 500 mijë vaksina Pfizer.
Lajmi u bë i ditur nga Drin Podrimçaku në një postim në Facebook, kupton Fol Drejt.
“Sot, Kosova pranon kontingjentin prej 515,970 doza të Pfizer, të premtuara nga Presidenti Biden përmes mekanizmit COVAX. Përherë mirënjohës ndaj miqve tanë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës! Vaksinat janë mjeti ynë më i mirë për të shpëtuar jetë, për të mbrojtur ekonominë dhe mënyra jonë më e mirë për t’u kthyer te njerëzit, vendet dhe gjërat që duam. Për punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe të tjerët në vijën e parë të përballjes me pandeminë që janë vaksinuar: Faleminderit. Le të ndjekim të gjithë shembullin e tyre”, shprehet Podrimçaku./FolDrejt