Rregullatori shëndetësor në Shtetet e Bashkuar ka hequr pauzën 11-ditore për vaksinën kundër COVID-19 Johnson & Johnson, por tha se do të shtohet një paralajmërim se kjo vaksinë mund të shkaktojë mpiksje të gjakut.
Qendrat për Kontrollin dhe parandalimin e Sëmundjeve më herët kishin miratuar këtë vaksinë për përdorim. Por, 15 persona që e kishin marrë këtë vaksinë, kishin pasur mpiksje serioze të gjakut.
Ky vendim do të thotë se të paktën dhjetë milionë doza të Johnson & Johnson që gjenden në fabrikën e kësaj kompanie në Holandë, do të mund të dërgohen menjëherë në SHBA.
Vaksina e Johnson & Johnson administrohet përmes një doze të vetme. Para se të pezullohej për përdorim, në SHBA këtë vaksinë e kishin marrë pothuajse tetë milionë persona.