Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë administruar më shumë se 50 milionë doza të vaksinës antiCovid-19, bazuar në të dhënat e publikuara nga Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).
CDC raportoi se 50,641,884 doza totale janë administruar deri më tani – rreth 72 për qind e 69.8 milionë dozave të shpërndara në të gjithë vendin.
Si rrjedhojë, më shumë se 37 milionë njerëz kanë marrë dozat e para të vaksinës dhe më shumë se 13 milionë prej tyre janë vaksinuar plotësisht.
Numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në SHBA është 27.5 milionë, kurse që nga shpërthimi i pandemisë kanë vdekur 484 mijë njerëz.