Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe zv/kryeministri Sali Berisha patën debatë të ashpra gjatë seancës plenare sot në Kuvend.
Por ai që acaroi gjakrat ishte ngacmimi i Ramës se familjes së Berishës i është ndaluar hyrja në SHBA.
Kryeministri Rama ndër të tjera i tha Berishës: Ti Sali e kapërcen dot Oqeanin me dash? Hajde përgjigju. Ta dhash përgjigjen e drejtpërdrejt, mu përgjigj drejtpërdrejt. Nëse unë do të isha ai që më përshkruani ju, të jeni i sigurt se s’do ta kapërceja Oqeanin dhe jo të komunikoja me Shtëpinë e Bardhë me kërkesë të Shtëpisë së Bardhë”.
Ndërsa përgjigjia e ish-kryeministrit ishte kjo: “Unë i kam ndërprerë të gjitha llojet e udhëtimeve zyrtare. Kjo sepse nuk jam person që përfaqësoj më një forcë politike. Përfaqësoj veten time. prandaj Edi, që ta dish ti, çdo dy muaj kam marrë ftesa dhe marr, por e kam të vendosur që nuk udhëtoj për qëllime zyrtare askund. Kur të më teket Edi Rama, në SHBA dije mirë di, kam arritur aty ku ti nuk mund ta rrish kurrë… Kam qëndruar në pozicionin dinjitoz”.