Ndalesa do të reduktojë nisjen e pirjes së duhanit tek të rinjtë dhe do të ndihmojë pirësit në lënien e cigares, tha Agjencia e Ushqimit dhe Barnave.
SHBA-ja do të synojë të ndalojë cigaret me mentol dhe purot me aromë vitin e ardhshëm.
Ndalimi i mentolit dhe të gjitha aromave në puro do të ndihmojë në shpëtimin e shumë jetëve, veçanërisht midis atyre që preken në mënyrë disproporcionale nga pirja e duhanit, tha agjencia, që është pjesë e Departamentit të Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore.
Agjencia po punon drejt përpilimit së standardeve të propozuara të produkteve brenda vitit të ardhshëm për të ndaluar mentolin si aromë karakterizuese në cigare dhe për të ndaluar të gjitha aromat karakterizuese, përfshirë mentolin, në puro, tha deklarata e FDA-së.