Departamenti i Shtetit po tërheq shumicën e stafit të tij në ambasadën amerikane në Kiev, sepse Rusia ka një ushtri “shumë të aftë” dhe SHBA duhet të përgatitet për skenarin më të keq: një sulm rus në kryeqytetin ukrainas, sipas një zyrtari të lartë.
Misioni i SHBA-së po mban vetëm një numër “thelbësor” diplomatësh në Ukrainë pasi urdhëroi shumicën e stafit të largohet nga vendi. Disa nga ata diplomatë që po qëndrojnë do të zhvendosen në Lviv, një qytet në Ukrainën perëndimore, sipas zyrtarit, transmeton lajmi.net, përcjell FolDrejt.com.
“Rusia ka një ushtri shumë të aftë me fuqi të konsiderueshme luftarake, dhe nëse zgjedh të përdorë një pjesë të rëndësishme të asaj fuqie luftarake kundër kryeqytetit ukrainas, ka shumë mundësi që gjërat të shkojnë keq”, tha zyrtari.
“Ne po zhvendosim disa njerëz [në Lviv] pjesërisht për shkak të afërsisë së qytetit me objektet diplomatike dhe konsullore të SHBA-së në vendet fqinje, ashtu që të kemi koordinim të ngushtë me kolegët në me vendet fqinje”, tha më tej ai.