Departamenti amerikan i Thesarit, në kuadër të Zyrës për Kontrollin e Pasurive të Huaja, ka vendosur sanksione për anëtarin e Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës Millorad Dodik me arsyetimin për aktivitete korruptive dhe kërcënime të vazhdueshme ndaj stabilitetit dhe integritetit territorial të Bosnje dhe Hercegovinës.
Në njoftimin e këtij departamenti thuhet se sanksione janë vendosur edhe ndaj televizionit “Alternativa” nga Banja Lluka për shkak të ndërlidhjes me Dodikun, njofton Klankosova.tv.
Today, OFAC designated Milorad Dodik, a member of the Presidency of Bosnia and Herzegovina, & an associated media platform in response to Dodik’s corrupt activities & continued threats to the stability & territorial integrity of Bosnia and Herzegovina.https://t.co/K5kyV0cP8F
— Treasury Department (@USTreasury)January 5, 2022