Një sulm ajror në Sirinë veriperëndimore vrau të premten udhëheqësin e lartë të Al-Kaidës, Abdul Hamid Al-Matar, sipas Komandës Qendrore në SHBA.
Ushtria ka deklaruar se nuk ka “indikacione për viktima civile si rezultat i sulmit”, i cili u krye nga një dron MQ-9, raporton CNN, përcjell FolDrejt.com.
“Vrasje e këtij udhëheqësi të lartë të Al-Kaidës do të prishë aftësinë e organizatës terroriste për të komplotuar dhe kryer më tej sulme globale që kërcënojnë qytetarët amerikanë, partnerët tanë dhe civilët e pafajshëm”, tha në deklaratë zëdhënësi i Komandës Qendrore, Major John Rigsbee.
“Al-Kaida vazhdon të paraqesë një kërcënim për Amerikën dhe aleatët tanë. Al Kaida e përdor Sirinë si një strehë të sigurt për të rindërtuar, për t’u koordinuar me degët e jashtme si dhe për të planifikuar operacione të jashtme”, tha Rigsbee.