Me një shpërblim prej dhjetë milionë dollarë, SHBA kërkon të gjejë informacionin e duhur për aktivitetet dhe rrjetetet e komandantit libanez në Irak, Mohammed Kautharani.
Pas vdekjes së Kasëm Sulejmanit, mendohet se Kautharani nga Hizbollahu, “është pjesë e një koordinimi politik” në Irak që akuzohet për përgatitje të mundshme të sulmeve mbi trupat amerikane, informon foldrejt.com.
Për këtë, SHBA ka menduar të shpërblejë me 10 milion dollarë për të gjithë ata që japin informacione mbi këtë figurë të kontestuar edhe nga vetë irakenët./Foldrejt.com