Kina mund të pushtojë Tajvanin brenda gjashtë viteve të ardhshme ndërsa Pekini përshpejton lëvizjet e tij për të zëvendësuar fuqinë ushtarake amerikane në Azi, ka paralajmëruar një komandant i lartë amerikan.
Tajvani demokratik dhe i vetëqeverisur jeton nën kërcënimin e vazhdueshëm të pushtimit nga Kina, udhëheqësit e së cilës e shohin ishullin si pjesë të territorit të tyre dhe të cilin ata janë zotuar se një ditë do ta marrin përsëri. “Unë shqetësohem që ata [Kina] po përshpejtojnë ambiciet e tyre për të zëvendësuar Shtetet e Bashkuara dhe rolin tonë udhëheqës në rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla … deri në vitin 2050,” tha oficeri i lartë ushtarak i Uashingtonit në Azi-Paqësor, Admirali Philip Davidson, të martën.
“Tajvani është qartësisht një nga ambiciet e tyre para kësaj. Dhe unë mendoj se kërcënimi është manifestuar gjatë kësaj dekade, në të vërtetë, në gjashtë vitet e ardhshme”, tha ai në një seancë dëgjimore të komitetit të shërbimeve të armatosura të Senatit Amerikan. Davidson tha se zgjerimi i burimeve ushtarake të Kinës në rajon rrezikonte krijimin e një situate “të pafavorshme” për SHBA., duke ulur nivelin e parandalimit të ndonjë agresioni.