Drejtoresha e besimit dhe sigurisë në Twitter, Ella Irwin ka dhënë dorëheqjen nga posti.
Siç raporton Reuters, duket se llogaria e saj e brendshme në platformën Slack për komunikim ekipor është mbyllur edhe më herët, përcjell Fol Drejt.
Irwin iu bashkua Twitter-it në qershor 2022 dhe në nëntor mori detyrën si drejtoreshë e besimit dhe sigurisë pasi paraardhësi i saj, Joel Roth, dha dorëheqjen nga posti./FolDrejt/