Në kohën kur dy liderët e dy shteteve bërthamore dhe anëtare të NATO, Donald Trump dhe Emannuel Macron, flasin për një “vjetërim” të saj dhe se nuk e “dinë sa besojnë” në Artikullin 5, gjithmonë e më shumë hidhet ideja e krijimit të një armate pan-europiane, që më së fundi kontinenti plak të dije të mbrohet vetë.
Por si qëndrojnë në numër ushtria amerikane dhe ajo europiane?
Të gjithë shtetet anëtare të Bashkimit Europian, sëbashku kanë 1.5 milionë ushtarë. 1.4 “ushtarë të BE” janë njëherësh edhe “ushtarë të NATO”.
Në anën tjetër SHBA ka një armatë dhe atë me 1.3 milionë ushtarë. Shembull, ushtritë të Europës janë: Gjermania me 183 mijë ushtarë, Polonia me 118 mijë ushtarë, Portugalia 27 mijë ushtarë, por edhe shtete si Sllovenia dhe Norvegjia që kanë 7 mijë dhe 23 mijë ushtarë respektivisht./Foldrejt.com