170 zyrtarëve shqiptarë u është mohuar viza për në Amerikë. Kështu theksoi për mediat shqiptare Ambasada Amerikane në Tiranë. Ambasada nuk tregon emrat e zyrtarëve, por thekson se përveç tyre, viza u është mohuar edhe familjarëve të tyre.
“Që nga revokimi i vizave të disa gjyqtarëve dhe prokurorëve në janar të vitit 2017, Ambasada e SHBA iu ka mohuar vizat më shumë se 170 zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve, e familjarëve të tyre. Kjo është diçka përpos përcaktimit të deputetit Tom Doshi dhe ish-prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, dhe familjeve të tyre, nga Sekretari i Shtetit si të pakualifikueshëm për viza amerikane përgjithmonë. Pozicioni i Ambasadës së SHBA kundër korrupsionit dhe synimi i saj për t’iu mohuar hyrjen në Shtetet e Bashkuara zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të korruptuar mbetet i pandryshuar”, thekson Ambasada në reagim, transmeton Fol Drejt.com.