Të paktën katër persona u vranë dhe 25 u plagosën në një të shtëna në një festë në Baltimore, Maryland, konfirmuan zyrtarët lokalë dhe dëshmitarët okularë.
Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnatës së mbrëmshme dhe më pas është thirrur policia për të ndërhyrë në rrugën Gretna në lagjen Brooklyn të Baltimores, ku ishin mbledhur qindra njerëz, raporton BNO News.
Në raportet e para nuk ka të dhëna të sakta për gjendjen e të plagosurve, por konfirmohet se shumë prej tyre janë drejtuar vetë drejt spitaleve lokale./FolDrejt/