Departamenti i Shtetit ka paralajmëruar se Kina është e aftë të nisë sulme kibernetike në infrastrukturën kryesore të SHBA-së, duke përfshirë naftën, tubacionet e gazit dhe sistemet hekurudhore, pasi hetuesit përcaktuan se një grup hakerimi kinez po spiunonte këto rrjete, raportoi sot Reuters.
Në paralajmërimin e lëshuar të mërkurën, i cili erdhi nga disa vende, u zbulua se spiunazhi kibernetik kinez kishte për qëllim organizatat ushtarake dhe qeveritare në SHBA, përcjell Fol Drejt.
Qeveria kineze ka hedhur poshtë pretendimet se po spiunon objektivat perëndimore, duke e quajtur paralajmërimin nga SHBA dhe aleatët e saj një “fushatë kolektive dezinformimi”./FolDrejt/