Komiteti i Punëve të Jashtme i Dhomës së Përfaqësuesve votoi sot për të miratuar një projektligj që do t’i jepte Presidentit Joseph Biden autoritetin për të ndaluar aplikacionin dhe rrjetin social TikTok në SHBA.
Komiteti votoi 24 kundër 16 për të miratuar një masë që do t’i jepte administratës Biden autoritetin për të ndaluar aplikacionin TikTok, i cili është në pronësi të kompanisë kineze ByteDance dhe përdoret nga më shumë se 100 milionë amerikanë, si dhe aplikacione të tjera që besohet se përbëjnë siguri, njoftoi Reuters.
Përfaqësuesit demokratë në Komitet kundërshtuan projektligjin, i cili u sponsorizua nga Kryetari i Komitetit Republikan, Michael McCaul./FolDrejt/