Kompania Boeing ka konfirmuar se do të pushojë nga puna rreth 2000 persona nga sektori financiar dhe ai i burimeve njerëzore.
“Disa nga funksionet tona të korporatës janë rritur ndjeshëm me kalimin e kohës,” tha Mike Friedman, drejtor i lartë i komunikimit i Boeing, për The Seattle Times, sipas Reuters, përcjell Fol Drejt.
Friedman shtoi se rritja shoqërohet me një rritje të burokracisë dhe sistemeve joefikase heterogjene, ndaj kompania duhet të rrisë efikasitetin./FolDrejt/