Shtëpia e Bardhë njoftoi sot se një amerikan i dytë ka vdekur në Sudan gjatë konfliktit aktual dhe se po ndihmon një numër të vogël të qytetarëve amerikanë që duan të largohen nga vendi afrikan, megjithëse dhuna është ulur ndjeshëm.
Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha se administrata Biden vazhdon të punojë me të dyja palët në konflikt për të forcuar armëpushimin për të lejuar aksesin në më shumë ndihma humanitare, raportoi Reuters.
“Ne u bëjmë thirrje të dy fraksioneve ushtarake që t’i përmbahen armëpushimit, si dhe ta zgjasin atë,” tha Kirby, duke shtuar se “dhuna duket se ka rënë ndjeshëm”./FolDrejt/