Një shtetas amerikan vdiq së fundmi në rajonin lindor të Donbasit të Ukrainës, konfirmoi të enjten një zëdhënës i Departamentit të Shtetit të SHBA-së.
“Ne jemi në kontakt me familjen dhe po ofrojmë të gjithë ndihmën e duhur”, tha zëdhënësi. “Nga respekti për privatësinë e familjes gjatë kësaj kohe të vështirë, ne nuk kemi asgjë për të shtuar më tej.”
Departamenti i Shtetit nuk tregoi mënyrën e vdekjes. CNN po punon për të konfirmuar identitetin e amerikanit./FolDrejt/