Administrata Biden shtoi sot 43 subjekte në listën e kontrollit të eksporteve, të cilave do t’u ndalohet të kryejnë aktivitete në kundërshtim me interesat e SHBA-ve, duke përfshirë shitjen e produkteve amerikane për ushtrinë kineze.
Ndër të dënuarit është kompania e sigurisë dhe e aviacionit Frontier Services Group, së cilës i ndalohet organizimi i trajnimit të pilotëve ushtarakë kinezë dhe aktivitete të tjera potencialisht të rrezikshme për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, raportoi Reuters.
Pranë saj në listë është Akademia Test Flying e Afrikës së Jugut, një shkollë fluturimi nën mbikëqyrjen e autoriteteve në Britani për rekrutimin e ish-pilotëve ushtarakë britanikë për të trajnuar pilotët ushtarakë kinezë./FolDrejt/