Japonia, SHBA-ja dhe Koreja e Jugut do të kundërshtojnë ndryshimin e “status quo”-s në Azi-Paqësor ku aktivitetet ushtarake të Kinës janë rritur kohët e fundit.
Ministrat e Jashtëm të tre vendeve u takuan në New Yok në margjinën e sesionit të 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe vlerësuan zhvillimet rajonale, shkruan AA, transmeton Fol Drejt,
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ministri i Jashtëm i Koresë së Jugut, Park Jin dhe ministri i Jashtëm i Japonisë, Hayashi Yoshimasa publikuan një deklaratë të përbashkët pas takimit.
Ministrat e Jashtëm ranë dakord për kundërshtimin e ndryshimit të “status quo”-s në Azi-Paqësor ku Kina ka rritur aktivitetet e saj dhe për mbështetjen e vendeve ishullore në Paqësor në të cilin popullsia po rritet.
Sipas deklaratës, tre ministrat u dakorduan që nëse Koreja e Veriut “kryen një testim bërthamor, ndaj këtij vendi të jepet një përgjigje e fortë dhe e vendosur nga komuniteti ndërkombëtar”.
Gjithashtu sipas deklaratës nga qeveria japoneze lidhur me samitin, thuhet se do të zhvillohet bashkëpunimi i sigurisë trepalëshe duke rritur kapacitetet parandaluese të aleancës SHBA-Japoni dhe SHBA-Kore e Jugut./FolDrejt/