Duke iu përgjigjur raportit të Washington Post, një zëdhënës i departamentit të shtetit tha: “Ne e kemi thënë më parë dhe do ta themi përsëri: Veprimet flasin më shumë se fjalët.
Nëse Rusia është gati për negociata, ajo duhet të ndalojë bombat dhe raketat e saj dhe të tërheqë forcat e saj nga Ukraina, raporton Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
“Kremlini vazhdon ta përshkallëzojë këtë luftë. Kremlini ka demonstruar mosgatishmërinë e tij për t’u përfshirë seriozisht në negociata që para se të fillonte pushtimin e tij në shkallë të plotë të Ukrainës./FolDrejt/