Shtetet e Bashkuara janë të mendimit se aleati i presidentit rus Vladimir Putin, Yevgeny Prigozhin, themeluesi i Grupit Wagner të Rusisë, është i interesuar të marrë kontrollin e kripës dhe gipsit nga minierat pranë qytetit të Bakhmut të kontrolluar nga Ukraina, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë, njofton Al Jazeera.
Ka indikacione se motivet monetare po nxisin “obsesionin” e Rusisë dhe Prigozhin me Bakhmut, tha zyrtari për agjencinë e lajmeve Reuters të enjten.
SHBA ka akuzuar më parë mercenarët rusë për shfrytëzimin e burimeve natyrore në Republikën e Afrikës Qendrore (CAR), Mali, Sudan dhe gjetkë për të ndihmuar në financimin e luftës së Moskës në Ukrainë, një akuzë që Rusia e ka hedhur poshtë si “tërbim anti-rus”.
Nga forca e Wagner-it prej gati 50,000 mercenarësh, më shumë se 4,100 janë vrarë dhe 10,000 të tjerë janë plagosur në Ukrainë. Prej tyre, më shumë se 1,000 u vranë midis fundit të nëntorit dhe fillimit të dhjetorit pranë Bakhmut, tha zyrtari./FolDrejt/