Komanda Qendrore e SHBA-së tha se ka kryer sulm ajror në Idlib ndaj Abu Hamza al-Jemeni, i cili dyshohet se është një nga drejtuesit kryesorë të organizatës Hurras al-Din të lidhur me Al Kaedën
Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) njoftoi se ka kryer sulm ajror në Idlib ndaj Abu Hamza al-Jemeni, i cili dyshohet se është një nga drejtuesit kryesorë të organizatës Hurras al-Din të lidhur me Al Kaedën, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Në një deklaratë me shkrim nga CENTCOM thuhet se “Forcat e CENTCOM-it kryen sulm kinetik duke synuar Abu Hamza al-Jemeni, liderin e lartë të Hurras al-Din, organizatë terroriste e lidhur me Al-Kaedën, në provincën Idlib të Sirisë më 27 qershor. Abu Hamza al-Jemeni në momentin e sulmit po udhëtonte i vetëm me një motoçikletë”.
Në deklaratën ku nuk kishte të dhëna nëse personi në fjalë është vrarë apo jo, thuhet se në hetimin e parë nuk ka pasur viktima civile./FolDrejt/