Një avion luftarak kinez kreu një manovër “të panevojshme agresive” pranë një avioni ushtarak amerikan mbi Detin e Kinës Jugore në hapësirën ajrore ndërkombëtare, tha SHBA.
Komanda ushtarake amerikane përgjegjëse për Indo-Paqësorin tha të martën se manovra e avionit kinez J-16 u zhvillua javën e kaluar dhe e detyroi avionin amerikan RC-135 të fluturonte përmes turbulencave, raporton Reuters, përcjell Fol Drejt.
“SHBA do të vazhdojë të fluturojë, lundrojë dhe të kryejë operacione, në mënyrë të sigurt dhe me përgjegjësi, kudo që e lejon ligji ndërkombëtar”, thuhet në deklaratë./FolDrejt/