Pas deklaratave të fuqishme të yllit gjermano-turk të Arsenalit, Mesut Ozil, ku postoi një status duke përcjellë shqetësimin për atë që po ndodh me muslimanët Ujgurë në provincën Xinjiang të Kinës, por që nuk u përkrah nga klubi i tij, një përkrahje e fuqishme vjen nga SHBA, informon foldrejt.com.
Jashtëqitja e propagandës së Partisë Koministe Kineze mund të ndalojë për një vit ndeshjet e Arsenalit, por nuk mund të ndalojë të vërtetën. Komunistët kinezë nuk mund të zhdukin dhënën e madhe që ushtrojnë kundër të Drejtave të Njeriut kundër ujgurëve dhe religjioneve tjera botërore, shkruan Mike Pompeo.
Ozil shkroi në rrjetet sociale se “se Kurani po digjet në Kinë, xhamitë janë të mbyllura, shkollat teologjike dhe medreset janë të ndaluara. Mësuesit fetarë vriten një nga një, dhe përkundër gjithë kësaj, muslimanët heshtin.
“A nuk e dinë ata se heshtja për një përndjekje është vetë përndjekje? Dhëndri i Profetit Muhamed thotë: ‘Nëse nuk mund të parandaloni persekutimin, flisni për të publikisht’”, tha Ozil.
Por Arsenal u distancua duke thënë se “përmbajtja e mesazhit përfaqëson mendimin personal të Ozil. Arsenali, si një klub futbolli, gjithmonë i është përmbajtur parimeve mbi bazën e të cilave nuk dëshiron të angazhohet në politikë,” tha klubi anglez në një deklaratë.
Duket se përkrahja për ujgurët tashmë vjen vetëm nga SHBA, kurse shtetet e shumta muslimane kanë frikë mos humbasin traktatet ekonomike me shtetin kinez./Foldrejt.com