Zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Adrienne Watson, deklaroi se vlerësimi paraprak polak i raketës që ra në territorin e Polonisë dhe vrau dy persona të martën në mbrëmje, nuk bie ndesh me vlerësimin e SHBA-së dhe se rënia e raketës ishte ndoshta rezultat i zjarrit kundërajror ukrainas.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën në mbrojtjen e saj kundër Rusisë për aq kohë sa të duhet, thanë sot krerët e lartë ushtarakë amerikanë, duke theksuar se Kievi duhet të vendosë se kur dhe si të negociojë me Moskën, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.
“Ukraina do të vazhdojë të luftojë. Ajo nuk do të tërhiqet. Ukraina ka qenë e lirë dhe dëshiron të mbetet e tillë,” tha gjenerali Mark Milley, shefi i Shtabit të Përbashkët të Ushtrisë Amerikane./FolDrejt/