Numri i personave të vdekur nga koronavirusi në SHBA është rritur në 556.548, prej të cilëve 927 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins.
Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në 30.849.137, me 62.531 raste të regjistruara në 24 orët e fundit.
Në SHBA deri më tani mbi 108 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, kurse mbi 63 milionë dozën e dytë.