“Kjo do të izolojë edhe më shumë Rusinë dhe do të formojë më shumë presion në ekonominë e saj”, tha presidenti amerikan, Joe Biden.
Presidenti amerikan Joe Biden tha se për shkak të sulmit ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës, SHBA-ja ka mbyllur hapësirën ajrore për të gjithë avionët rusë, shkruan AA.
Biden për herë të parë në Kongresin Amerikan ka mbajtur fjalimin e tij në “situatën e unitetit” në një seancë të përbashkët të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit.
Në fjalimin e tij ai foli për luftën Rusi-Ukrainë ku tha se “Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin 6 ditë më parë duke menduar se mund të përparojë në rrugët e tij kërcënuese, filloi të tronditë themelet e botës së lirë. Por, gaboi shumë rëndë. Mendoi se mund të hyjë në Ukrainë dhe se bota mund të përkulej. Por, u përball me një mur fuqie që nuk e kishte menduar aspak. U përball me popullin e Ukrainës”.
Duke bërë të ditur se presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky mbron deri në fund atdheun dhe çdo shtresë të popullit të tij, Biden e ka cilësuar fjalimin e Zelenskyt në Parlamentin Evropian me fjalët: “Drita do të mundë errësirën” dhe ka shtuar se në Kongres ndodhet edhe ambasadori i Ukrainës në Washington, transmeton Fol Drejt.
“Përballë sanksioneve që kemi zbatuar rubla ruse deri më tani ka humbur 30 për qind të vlerës. U bashkohemi partnerëve tanë evropianë duke mbyllur hapësirën ajrore të SHBA-së për të gjithë fluturimet ruse. Kjo do të izolojë edhe më shumë Rusinë dhe do të formojë më shumë presion në ekonominë e saj”, theksoi Biden.
Ai nënvizoi se SHBA-ja dhe populli amerikan ndodhen pranë popullit të Ukrainës.
“Përgjatë historisë kemi mësuar këtë mësim: Diktatorët shkaktojnë më shumë kaos dhe vazhdojnë rrugën e tyre nëse ata nuk paguajnë çmimin e agresivitetit të tyre. Kërcënimet ndaj botës dhe Amerikës vazhdojnë të rriten. Për këtë arsye aleanca e NATO-s u formuar pas Luftës së Dytë Botërore për të siguruar paqen dhe stabilitetin në Evropë. SHBA-ja bashkë me 29 vendet tjera është anëtare e NATO-s. Kjo ka një kuptim. Diplomacia amerikane ka një kuptim. Zgjidhja amerikane ka një kuptim”, tha Biden.
“Putin gaboi. Ne ishim të përgatitur”
Pasi luftën e Putinit në Ukrainë e cilësoi si të “përgatitur më parë” dhe “pa arsye”, Biden tha: “Putin refuzoi përpjekjet e diplomacisë. Mendoi se Perëndimi dhe NATO nuk do të jepnin përgjigje dhe se do të na ndante ne brenda vendit. Putin gaboi. Ne ishim të përgatitur”.
Biden vuri në dukje se kanë bërë përgatitje shumë të kujdesshme dhe gjithëpërfshirëse kundër Rusisë dhe se për t’u përballur me Putinin kanë formuar koalicion me vendet nga Evropa, Azia, Amerika e Jugut, Amerika e Veriut dhe nga Afrika.
Ai njoftoi se me të gjithë botën kanë ndarë se çfarë arsyesh do të gjejë Putini për sulmin e tij ndaj Ukrainës. “Gënjeshtrave të Rusisë u kemi dhënë përgjigje me të vërtetat. Tani e gjithë bota e bën atë përgjegjës për ato që bën”, tha Biden./FolDrejt/