Zinxhiri amerikan i restoranteve McDonald’s mbylli përkohësisht zyrat e saj në SHBA këtë javë dhe po përgatitet të pushojë punëtorët nga puna.
Zinxhiri i restoranteve të shërbimit të shpejtë me bazë në Chicago javën e kaluar i dërgoi email stafit të saj në SHBA dhe disa punëtorëve ndërkombëtarë, duke u kërkuar atyre të punonin nga shtëpia nga e hëna deri të mërkurën, raportoi “Wall Street Journal”, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
Kompania u kërkoi punonjësve të saj të anulonin takimet me shitësit në seli dhe të gjitha takimet e tjera kokë më kokë.
Në e-mailin në fjalë thuhej se vendimet e rëndësishme për pozitat dhe personelin në mbarë kompaninë do të komunikohen më 3 prill, por nuk ka të dhëna se sa persona do të pushohen nga puna.
Drejtori ekzekutiv i McDonald’s, Chris Kempczinski në një deklaratë në janar tha se disa nga stafi i kompanisë ishin planifikuar të largoheshin nga puna./FolDrejt/