Gjykata e Qarkut të SHBA në Manhattan, shteti i Nju Jorkut, vendosi sot se Zyra e Prokurorit të SHBA është e autorizuar të konfiskojë pronën e oligarkut rus, Konstantin Malofeyev, me vlerë rreth 5.4 milionë dollarë, e cila mund të përdoret për rindërtimin e Ukrainës së shkatërruar nga lufta.
Vendimi i gjykatësit të qarkut të SHBA, Paul Gardoff është vendimi i parë i gjykatës për konfiskimin e pasurive të një shtetasi rus, i cili ishte vendosur në listën amerikane të oligarkëve rusë të sanksionuar dhe subjekteve të biznesit, raporton Reuters.
Pas shpërthimit të konfliktit në Ukrainë, Departamenti Amerikan i Drejtësisë krijoi një grup pune me synimin për të ushtruar presion financiar ndaj aleatëve të ngushtë të presidentit rus Vladimir Putin./FolDrejt/