Departamenti Amerikan i Shtetit miratoi sot shitjen e mundshme të municioneve dhe mbështetjes logjistike për Tajvanin në dy kontrata të veçanta me vlerë rreth 440 milionë dollarë.
Autoritetet tajvaneze kanë kërkuar blerjen e municioneve 30 mm, duke përfshirë fishekë ndezës me eksploziv të lartë, fishekë me shumë qëllime dhe raunde stërvitore, me një vlerë të vlerësuar prej 332.2 milionë dollarë, tha Pentagoni, raporton Reuters.
Kontraktorët kryesorë do të jenë Alliant Techsystems Operations dhe General Dynamics./FolDrejt/