Shtetet e Bashkuara autorizuan vaksinën Pfizer/BioNTech kundër koronavirusit për fëmijët e moshës 12-15 vjeç.
Ky hap nga enti rregullator amerikan zgjeron programin e imunizimit në vend, ndërkohë që ritmet e vaksinimeve po ngadalësohen.
Vaksina ka qenë në qarkullim në SHBA pasi siguroi miratimin për përdorim emergjent për persona mbi 16 vjeç. Javën e kaluar autoritetet njoftuan se kishin filluar procesin e miratimit për moshat më të reja adoleshente.
Administrata për Ushqimin dhe Ilaçet tha se po ndryshon deklaratën që shoqëron vaksinën, duke specifikuar se ajo tani është miratuar për përdorim emergjent edhe për moshat nga 12-15 vjeç, ku përfshihen miliona të rinj.