Vaksina antiCOVID-19 me një dozë e “Johnson & Johnson” ka marrë miratimin zyrtar nga rregullatori amerikan, duke u bërë kështu vaksina e tretë në vend.
Vendimi u dha një ditë pasi një komitet ekspertësh të pavarur dorëzoi miratimin për vaksinën në Administratën e Ushqimit dhe Barnave të SHBA-së (FDA).
Dozat e vaksinës “Johnson & Johnson” mund të ruhen në një frigorifer standard, ndryshe nga kushtet ultra të ftohta të kërkuara për dy vaksinat e tjera nga “Moderna” dhe “Pfizer/BioNTech”, që të dyja me dy faza aplikimi.
Një provë klinike globale tregoi se vaksina “Johnson & Johnson” është 66 % efikase në parandalimin e varianteve të ndryshme të COVID-19 dhe 85 % në mbrojtjen nga rastet e rënda.