Shtetet e Bashkuara mirëpritën të mërkurën vendimin e Kanadasë dhe Holandës për të çuar Sirinë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ) lidhur me pretendimet për tortura, raporton AA, përcjell Fol Drejt.
Të dy vendet akuzojnë regjimin e Bashar al-Assad për kryerjen e “shkeljeve të panumërta të ligjit ndërkombëtar” në aplikimin e tyre, duke i kërkuar gjykatës të marrë masa urgjente për të parandaluar çdo akt torture.
“Për më shumë se dymbëdhjetë vjet, regjimi i Asadit ka qenë përgjegjës për mizori të panumërta, duke përfshirë ato që përfshijnë vrasje, tortura, zhdukje me forcë, përdorimin e armëve kimike dhe akte të tjera çnjerëzore,” tha Departamenti i Shtetit në një deklaratë.
“Këto abuzime janë të dokumentuara mirë dhe regjimi i Asadit duhet të mbajë përgjegjësi për to.”
ShBA dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të vazhdojnë të kërkojnë një zgjidhje të qëndrueshme politike për konfliktin në Siri, e cila bazohet në drejtësi dhe përgjegjësi, shtoi ai. /FolDrejt/