SHBA po punon me disa vende të Lindjes së Mesme për të zhvendosur një numër të sistemeve të tyre të mbrojtjes ajrore në Ukrainë, tha Drejtori i Përgjithshëm i Raytheon Technologies Greg Hayes në një intervistë për Politico, transmeton The Kyiv Independent, përcjell Fol Drejt.
Qëllimi është të dërgohet NASAMS (Sistemet Kombëtare të Avancuara të Raketave Tokë-Ajër) në Ukrainë në tre deri në gjashtë muajt e ardhshëm, sipas Hayes. Më pas, SHBA-të do të plotësojnë stokun e këtyre vendeve me NASAMS të reja gjatë 24 muajve të ardhshëm.
“Duhen dy vjet për të ndërtuar NASAMS për shkak të kohës së prodhimit që kërkohet për të blerë komponentë elektronikë dhe motorë raketash,” tha Hayes për Politico.
Administrata Biden do të duhet të miratojë marrëveshjen për transferimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore në Ukrainë. /FolDrejt/