Me këtë paketë të re, ndihma ushtarake amerikane për Ukrainën arrin në 16.2 miliardë dollarë që nga fillimi i luftës.
Pentagoni ka njoftuar lëshimin e 1.1 miliardë dollarëve ndihmë ushtarake për Ukrainën , në formën e pajisjeve të mbrojtjes ushtarake, shkruan protothema, transmeton Fol Drejt.
Kjo paketë e re, e cila synon të forcojë mbrojtjen e Ukrainës në afat të mesëm dhe afatgjatë, përfshin, ndër të tjera, 18 sisteme raketash të shumëfishta HIMARS , 150 automjete të blinduara Humvee, pjesë këmbimi dhe sisteme të mbrojtjes kundërajrore për t’u marrë me mjetet ajrore pa pilot.
Këto sisteme të armëve nuk janë të destinuara për forcat ukrainase që aktualisht luftojnë ushtrinë ruse në Ukrainën lindore dhe jugore, pasi ato do t’i dorëzohen Kievit pas disa muajsh.
Ndihma e re ” dëshmon përkushtimin e Shteteve të Bashkuara për të vazhduar mbështetjen afatgjatë të Ukrainës “, thekson Pentagoni.
Kjo paketë e re sjell ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën në 16.2 miliardë dollarë që nga fillimi i luftës në shkurt dhe në 16.9 miliardë dollarë që kur Joe Biden mori detyrën në janar 2021./FolDrejt/